Ngjarjet e planifikuara që do të pritet të mbahen sot në orën 10:00 është takimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të diskutoj lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Gjithashtu, në orën 10:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton miratimi e fushëveprimit të Komisionit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N303).
Tutje, takimi i radhës në orën 10:00, do të mbahet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ku do të organizoj tryezën virtuale përmes platformës “Zoom”, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me temën “Trajtimi i vrasjeve në Kosovë: Politika e ndjekjes dhe gjykimit në rastet e vrasjeve”.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, rreth orës 10:30, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese. (Shtëpia e Bardhë).
Ndërsa, Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në ora 11:00. (Kuvendi i Kosovës – Salla C-301).
Gjithashtu, një ngjarje e ditës që është paraparë të ndodhë rreth orës 11:00 është edhe shpërndarja e pakove ushqimore nga TIKA për familjet në nevojë. Në këtë ngjarje do të merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ndërsa, me Nënkryetarin e Komunës së Istogut, Agim Ademaj, shpërndarja e pakove ushqimore do të bëhet në orën 14:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në orën 13:00 ,mban tryezën e diskutimit me temë: “Sundimi i ligjit në Kosovë – Cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”. Merr pjesë, Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).