Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Në kryendeshjen e ditës së sotme, Bayerni fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 0-2 në “Camp Nou”.
Thomas Muller realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski realizoi pas 66 minutave lojë, për ta përmbyllur çështjen e fituesi
Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Chelsea triumfoi minimalisht ndaj Zenitit të Rusisë në “Stamford Bridge”.
Chelsea fitoi me rezultatin 1:0, me golin që u shënua nga Romelu Lukaku pas 69 minutave lojë.
Juventusi triumfoi me rezultatin e thellë ndaj Malmos në Suedi.
Ekipi i Allegrit triumfoi me rezultatin 0:3. Alex Sandro, Dybala dhe Morata realizuan golat për Juventusin në këtë sfidë.
Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve te sotme:
Young Boys 2 – 1Manchester United
Sevilla 1 – 1 FC Salsburg
Barcelona 0 – 3 Bayern
Dynamo Kyiv 1-0 Benfica
Villarreal 2-2 Atalanta
Lille 0-0 Wolfsburg
Chelsea 1-0 Zenit
Malmo 0-3 Juventus