Sot u zhvilluan ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, ku nuk munguan as befasitë.
16 skuadra kanë siguruar rrethin tjetër të këtij kompeticioni.
Ekipet që janë kualifikuar tutje:
Rilindja e Pejës është përkujdesur për befasinë e vitit në futbollin kosovar, duke eliminuar nga Kupa e Kosovës kampionin në fuqi Ballkanin.
Pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 1-1, derisa gola nuk pati as në kohën shtesë.
Fituesi u caktua pas ekzekutimit të penalltive, ku Rilindja kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 10-9.
Fitore pas kohës shtesë për të kaluar tutje ka shënuar edhe Suhareka ndaj Trepçës ’89.
90 minutat u mbyllen baras 1-1, derisa në fund Suhareka fitoi 1-3.
Tutje ka kaluar edhe Dinamo që ka eliminuar pas ekzekutimit të penalltive 0-3 ndaj 2 Korrikut.
Liria kaloi e para në epërsi me golin e Susurit në minutën e pestë, por Gjilani u kundërpërgjigj në minutën e 41-të me Roganovic që shënoi për 1-1.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Gjilanit që realizoi golat e tjerë me Kushtrim Shabanin, Oltion Bilallin dhe Yll Ibrahimin.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Prishtina që ka triumfuar në udhëtim te Top Futbolli me rezultat 1-5.
Sunday Akinbule realizoi het-trik në këtë takim, derisa Yoan Marc Olivier dhe Dion Gallapeni shënuan dy golat e tjerë.
Ferizaj ka triumfuar 4-0 ndaj Ramiz Sadikut për të kaluar tutje, derisa Dukagjini ka mposhtur KF Dardanian me rezultat të thellë 6-2.
Fitore të thellë ka marrë edhe Llapi që mposhti Flamurtarin në udhëtim 0-4, derisa Malisheva mposhti Fushë Kosovën 0-5.
Tutje ka kaluar edhe Drenica pas fitores ndaj Vjosës 0-5, derisa Vushtrria ka eliminuar KEK-un pas triumfit 1-0. KF Prishtina e Re fitoi me mjaft mund në udhëtim te Besa 1-2, derisa edhe Feronikeli ’74 ka kaluar tutje pas fitores 1-2 te Istogu.