Pas ndeshjeve të mbrëmshme (e hënë) dihet kombëtarja e tetë që do të luajë në Euro 2024, vitin e ardhshëm, ndërsa sot (e martë) mund të mësojmë emrat e dy përfaqësueseve të tjera.
Përfaqësuesja e Austrisë mundi Azerbajxhanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e grupit F. Golin vendimtar e shënoi Marcel Sabitzer nga penalltia në minutën e 48-të dhe ai gol i çoi austriakët në garën e skuadrave më të mira evropiane.
Austria tani ka 16 pikë, po aq sa kryeson Belgjika, ndërsa Suedia e treta me 10 pikë më pak me tre ndeshje për të luajtur, duket qartë se nuk arrin dot në një nga dy pozitat e para.
Përveç Austrisë dhe Belgjikës, tashmë në Euro janë kualifikuar edhe Franca, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Skocia, si dhe Gjermania nikoqire.
Sot atyre mund t’i bashkohen dy ekipe tjetra – Danimarka nga grupi H dhe Hungaria nga grupi G.
Danezët do të kualifikohen nëse mposhtin San Marinon, Sllovenia nuk humbet nga Irlanda e Veriut dhe Kazakistani barazon me Irlandën e Veriut. Hungaria do të kualifikohet me një fitore ndaj Lituanisë.
Çiftet e mbrëmjes së sotme
Finlandë – Kazakistan 18:00
Serbi – Mali i Zi 20:45
Hungari – Lituani 20:45
Maltë – Ukrainë 20:45
Angli – Itali 20:45
Irlanda e Veriut – Slloveni 20:45
San Marino – Danimarkë 20:45