KFOR-i ka njoftuar se e kanë përfunduar një operacion 24-orësh nga Batalioni Lëvizjes i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook derisa kanë ndarë edhe detaje lidhur me mbarëvajtjen e këtij operacioni.
“Personeli kroat dhe italian kryen një sërë aktivitetesh përgjatë vijës kufitare administrative”.
“Operacioni i përmendur paraqiste vendosjen e një poste komanduese taktike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma