Grupi i parë i trupave të KFOR-it është pozicionuar afër pikës kufitare në Bërnjak, ky është grupi i parë që është më së afërti në Bërnjak dhe ka gjysmë ore që është pozicionuar.
Këta janë trupat nga Lituania dhe do të qëndrojnë këtu në bazë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel, në këtë grup ka pjesëtar edhe të nacionaliteve të tjera, njofton Klankosova.tv.
Këtu bllokadat e parë ende nuk kanë filluar të lëvizin, është thënë se vet pronarët e automjeteve do të vijnë t’i largojnë, ku pritet të lirohet njëra prej korsive, që të lirohet për qarkullim të automjeteve, qoftë pas pozicionimit të KFOR-it, për t’u larguar Njësia Speciale, apo pasi të largohen të gjitha automjetet.
Afati për largimin e bllokadave është deri në orën 16:00.