KFOR-i ka publikuar pamje nga arritja në Kosovë e trupave nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan Enigma.
Në njoftimin e KFOR thuhet se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë për stërvitje rutinë me trupat tjera.
“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një stërvitje rutinë me trupat e tjera të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
UK personnel from the Royal Yorkshire Regiment assigned to NATO reserve forces in support to the #NATO-led #KFOR mission have been temporarily deployed to Kosovo, for a routine Operational Rehearsal Training exercise with other KFOR troops. pic.twitter.com/gtTVbqTKOT— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) September 18, 2024
Për ardhjen e tyre është njoftuar sot, ku është thënë se do vijnë mbi 300 trupa.
Ushtrimet do të mbahen nga 18 shtatori deri në fund të tetorit.
KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet kanë për qëllim “të testojnë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre në kuadër të misionit”.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur, po ashtu, se stërvitjet do të mbështesin gatishmërinë e KFOR-it “për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë”.