Që prej natës së 2 marsit, u raportua se qyteti i Kherson-it, ishte nën zgjedhën ruse.
Një gjë të tillë, kryebashkiaku Ihor Kolykhaiev, e mohoi, duke thënë se luftimet po vazhdonin.
Më pas, ishin gazetarë të ndryshëm të mediave ndërkombëtare, të cilët raportuan se Kherson-i kishte rënë vërtetë.
“Qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet që sollën njerëzit e armatosur, të cilët erdhën në njësinë administrative të Bashkisë”.
Nëpërmjet këtij statusi të kryebashkiakut në Facebook, sugjestionimi kryesor, është ai se Kherson-i, ka rënë – tashmë edhe zyrtarisht.
Kolykhaiev ka shkruar po ashtu se Ushtria e Ukrainës, nuk dodhet më në qytet.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë me kontrollin e marrë në rajonin sipër Krimesë, Rusia do të zotërojë një bastion të fortë e të rëndësishëm, në kërkesën që ka për të shkuar drejt Odesa-s.
Kherson-i ka dalje në Detin e Zi dhe ndaj merr rëndësi të veçantë në këtë pikë. Me një popullsi rreth 300 mijë banorë, forcat ruse duhet të tregohen edhe të kujdesshme, për të mos krijuar përleshje e konflikte.
Në një intervistë të mëparshme për median amerikane “The New York Times”, kryebashkiaku i qytetit, i kishte thënë gazetarit se kishte pasur një bisedë me reth 10 komando ruse, përfshi një oficer.
Një administratë e re, e ngjashme me atë të rajoneve separatiste, pritet të vendoset aty. /Gazeta Enigma/.