Kimioterapia për herë të parë jepet në dy ndërrime në Onkologji

Kimioterapia për herë të parë jepet në dy ndërrime në Onkologji

Klinika e Onkologjisë nga kjo e mërkurë për herë të parë do të punojë me dy ndërrime sa i përket dhënies së kimioterapisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky vendim është duke u zbatuar nga onkologët pas kërkesës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari për këtë klinikë.

Të martën u raportua në media sesi ky vendim nuk u respektua në dy ditët e para të kësaj jave, teksa drejtuesi i QKUK-së u tregua i prerë që kushdo që nuk e respekton atë do të merren masa, qoftë edhe për drejtorin e klinikës.

Kujtojmë se vendimi për marrjen e kimioterapisë në dy ndërrime nuk do ta zgjasë orarin e punës as te specialistët dhe infermierët. /Gazeta Enigma/

Related Articles