Gjykata e Apelit në Prishtinë ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan për dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit N.M. për arsyje se kanë gjetur shkelje të dispozitave procedurale.
Në njoftimin për media Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore.
Ky institucion gjyqësor ka vendosur që rasti duhet të kthehet në rivendosje.
“Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit N.M. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020. Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje. N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që gjykata, e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij, shtetases S.M. “, thuhet në njoftim.
Ndryshe sipas aktakuzës, N.M. ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan sepse dyshohet se i njejti më 25 Korrik të vitit 2020, ka vrarë gruan e tij S.M. me një shifër metalike.