Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kjo agjendë do të nisë në oborrin e Qeverisë së Kosovës me ngritjen e Flamurit.
Pastaj do të pasoj me vendosjen e kurorave me lule tek kompleksi “Adem Jashari, duke vazhduar më pas tek varri i Presidentin Ibrahim Rugova.
Ndërsa në orën 11:00 nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, duke pasuar më pas me parakalimin e FSK-së dhe policisë së Kosovës në orën 12:00./Gazeta Enigma/