Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, sipas këtij Shërbimi, trajtim mjekëor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Enigma/.