Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID në QKUK

Kjo është gjendja e pacientëve të infektuar me COVID në QKUK

Të dielën, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë njoftuar se nga COVID-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonele janë duke u trajtuar 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar, raporton Gazeta “Enigma”.

Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 53 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit,12 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Related Articles