Pas liberalizimit të vizave në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një fluks të madh të qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Evropës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Vetëm në dy javët e para të janarit të këtij viti mbi 120 mijë qytetarë nga Kosova kanë udhëtuar përmes ANP “Adem Jashari”.
Përmes një deklarate për media zyrtar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë njoftuar se vetëm në dy javët e para pas liberalizimit të vizave janë realizuar afër 1 mijë fluturime.
Gazeta “Enigma” mëson se aktualisht në Aeroportin e Prishtinës vazhdon të ketë fluks të madh të qytetarëve që po udhëtojnë drejt Evropës.
Pamje:
Kujtojmë se deri më 1 janar 2024 Republika e Kosovës, ishte vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Kosova ishte vendi i vetëm në Ballkan që kishte më shumë kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. /GAZETA ENIGMA/