Sipas statiskikave të publikuara nga Policia e Kosovës nga viti 1999-2023 gjenerata që mbizotëron me më së shumti pjesëtar të Policisë së Kosovës është ajo e vitit 2019, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipas këtyre statistikave 9 mijë e 319 policë janë pranuar në shërbim të vendit nga kjo gjeneratë.
1 mijë e 403 gra janë të pranuara në Polici, ndërsa 7 mijë e 16 janë burra.
Në vitin 2019 janë punësuar në Policinë e Kosovës 15.06% nga gjinia femërore.
Për përqindjen më të lartë të grave të pranuara në Policinë e Kosovës prinë gjenerata e parë e vitit 1999 me 20.57%.
Nga viti 1999 deri në fund të vitit 2023 në Policinë e Kosovës janë pranuar gjithsej 188 mijë e 897 policë.
Prej tyre 27 mijë e 813 janë nga gjinia femërore ndërsa 161 mijë e 84 janë nga gjinia mashkullore.
Kujtojmë se Policia e Kosovës është agjencia kombëtare e zbatimit të ligjit policor në Kosovë.
Ajo u krijua në vitin 1999 pas Luftës së Kosovës dhe tërheqjes pasuese të forcave jugosllave nga Kosova.
Themelimi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) përfshinte një komponent të madh policor ndërkombëtar, të quajtur Policia e UNMIK-ut. Atyre iu dhanë dy detyra kryesore nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Për të krijuar një forcë të re policore, dhe ndërkohë, për të ruajtur rendin dhe ligjin civil.
Emri për forcën e re policore, “Policia e Kosovës”, u zgjodh nga komisari i parë ndërkombëtar i policisë, Sven Frederiksen.
Rekrutimi filloi menjëherë dhe ambientet e ish-shkollës së policisë në qytetin e Vushtrrisë u rinovuan nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila filloi të trajnojë kadetë.
Që nga shkurti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, forca u bë agjenci qeveritare e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Më parë, ajo ishte në varësi të Policisë së UNMIK-ut dhe komisari i policisë ruajti autoritetin komandues mbi policinë ndërkombëtare dhe Policinë e Kosovës. /Gazeta Enigma/