Një ngjarje tragjike ka trondtur sot kryeqytetin, ku një grua ka ekzekutuar kunatin e saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç raporton Gazeta Sinjali gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe
Lajmi për vrasjen në Prishtinë është konfirmuar edhe nga Policia.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar vrasjen dhe ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
Ahmeti ka bërë të ditur se e dyshuara është vetëdorëzuar në polici dhe se tashmë është duke u punuar për të sqaruar rrethanat e rastit.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për “Enigmën”.
“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në konfirmim.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në obduksion.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë. /Gazeta Enigma/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.