Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e plotë të atyre që do të kërkojnë një ulëse në parlament me flamurin e LDK-së.
“Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin”, shkruan Abdixhiku në Facebook.
