Kjo është ndeshja hapëse e “EURO 2020”

Kjo është ndeshja hapëse e “EURO 2020”

Fillimi i Kampionatit Evropian “Euro 2020” po afrohet dita ditës. Ky eveniment i madh i futbollit do të zhvillohet nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Faza e grupeve e Euro “2020” do të nis më 11 qershor dhe do të hapet me ndeshjen ndërmjet Turqisë dhe Italisë e cila do të zhvillohet në Romë me fillim nga ora 21:00. Faza e grupeve do të përfundojë më datën 23 qershor me ndeshjet Sllovaki – Spanjë, Suedi-Poloni, Gjermani-Hungari dhe Portugali – Francë e cila zhvillohet në Budapest nga ora 21:00.

Faza 1/16 do të zhvillohet mes datave 26-29 qershor, pastaj çerekfinalet më 2 dhe 3 korrik, gjysmëfinalet më 6 dhe 7 korrik, kurse finalja e madhe e cila do të zhvillohet në Londër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet më datën 11 korrik.

Related Articles