Kjo ​është nxënësja që po përfaqëson Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni

Kjo ​është nxënësja që po përfaqëson Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni

Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së njëmbëdhjetë nga Mitrovica, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës që fillon këtë fundjavë në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicë, Drita Kadriu ka njoftuar se së bashku me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri, takuan aktivin e mësimdhënësve të fizikës dhe nxënësit të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në garat e nivelit të shkollave prej nga vinë, në nivelin komunal dhe në garat në nivel të Republikë.

“Nga klasët e IX, nxënës fitimtarë janë: Sumeja Ujkani ( SHFMU “Harun Beka), Azra Vitaku dhe Diar Bunjaku (SHFMU “Eqrem Çabej”); Nga klasët e X nxënës pjesëmarrës në garat shtetërore janë Diellona Muli dhe Tringa Rrahmani (SHMLM “Dr. Xheladin Deda) dhe Fatjeta Shala (SHMT “Arkitekt Sinani” Klasët e XI- ta nxënës fitues janë nxënësit Argjenda Trepça (Gjimnazi “Frang Bardhi” ), Anil Sahiti (SHMLT “Arkitekt Sinani) dhe Xheneta Gllogovci ( SHMLM “Dr. Xheladin Deda). Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së XI, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës që fillon këtë fundjavë në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera. Mirënjohje për mësimdhënëset që i mbështetët nxënësit gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ndërsa nxënësve ju urojmë suksese. Argjenda është e artë”, ka shkruar ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles