Kjo është shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Ferizaj ku vdiq 62-vjeçari

Kjo është shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Ferizaj ku vdiq 62-vjeçari

Një aksident trafiku që ndodhi dje në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj i mori jetën 62-vjeçarit, Hysni Sahiti. I ndjeri ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin u arrestua.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara është Burime Sahiti, 39-vjeçare, njofton Sinjali.

Sipas raportit të Policisë, e dyshuara nga pakujdesia ka goditur me veturë viktimën i cili po drejtonte biçikletën, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

“Vozitësja femër  kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull  kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Related Articles