Kjo është situata në Jarinje, Policia e Kosovës jep detaje

Kjo është situata në Jarinje, Policia e Kosovës jep detaje


Situata është e qetë në Jarinjë, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.


Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se situate është e qetë, teksa ka paralajmruar se Policia ka plan operativ për ditën e sotme.

“Situata është në rregull, nuk ka ndryshime”, tha Elshani.

Ndryshe, kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka paralajmëruar se nga sot serbët do të organizojnë bllokada në të gjitha pikat kufitare me Kosovën.

Kjo pasi, ata duan që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu. Siç ka paralajmëruar Rojeviq, bllokada do të nisë nga ora 18:00, dhe nga 400 njerëz në çdo pikë kufitare do të jenë pjesëmarrës. / Gazeta Enigma.




Related Articles