Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton Gazeta Enigma.
Ai akuzoi Kurtin se i ofroi bashkëpunim zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudozyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. E, asaj zyreje shoku Albin, nuk është moti që ti i ke garantuar bashkëpunim”, tha ai.
Ai ngriti një paralale mes Kurtit dhe Thaçit.
“Prej që je kryeministër po na sulmon Serbia. A bëhet kjo se je trim apo frikacak, le ta vlerësojë publiku”. theksoi ai. / Gazeta Enigma.