Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin

Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin

Është duke u zhvilluar seanca gjyqësorë ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta Enigma.

Me këtë rast, Faton Klinaku ka deklaruar se ai është dashur të ishte sot në Hagë.

Këtë Klinaku e tha përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ku theksoi se “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve.

“Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.

Related Articles