Tri kërkesat ndaj MSh-së për ruajtjen e bizneseve – A do të hiqet ora policore pas rënies së rasteve me COVID-19?

Tri kërkesat ndaj MSh-së për ruajtjen e bizneseve – A do të hiqet ora policore pas rënies së rasteve me COVID-19?

“Për shkak të rënijes të infektuarve me COVID-19 nuk ka më fare arsyje që të ketë orë policore dhe gastronomia të mbyllet në orën 21:30”, ka thënë në një prononcim për Gazetën “Enigma” kryetari i Odës së Hotilerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva .

Heqja e orës policore, zgjatja e orarit të punës dhe mbajtja e ahengjeve do të jenë tri kërkesat kryesore me të cilat OHT do t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja që pritet të merren sot.

Kjo për shkak që numri i të vdekurve dhe i të infektuarve ka rëne dukshëm ditëve të fundit.

“Nëse jemi kështu nuk ka arsye fare me i ndal, sot është mirë me i lëshu komplet me kusht që mos me i lënë brenda personat që nuk i kanë certifikatat e vaksinimit. Kërkesë e jona ka qenë ora policore gjithqysh me u hjek sepse është duke ju penguar bizneseve , e dyta me u zgjatë orari, edhe e treta pse mos me u lëshu edhe ahengjet me kusht që  brenda nuk mundet me hy askush pa e pas testin negativ ose certifikatën e vaksinimit”, ka thënë Sogojeva.

Ai, ka deklaruar se kanë kërkuar takim me ushtruesen e detyrës së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Gojani e cila është emëruar në vend të ish-ministrit Arben Vitia, pasi që ky i fundit të premten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Kemi kërku takim me ushtruesen e detyrës së Ministrisë së Shëndetësis dhe ndoshta do të kemi një takim. Kurse sa i përket kërkesave tona presim të realizohen sepse ora policore nuk ka nevojë më të zgjatet kur respektohen masat antiCOVID”, ka shtuar ndër të tjera ai.

I pyetur se a do të mirren parasysh këto kërkesa pasi që sipas raportimeve të mëparshme burim i rritjeve të infektimit me COVID-19 kanë qenë ahengjet familjare, Sogojeva ka bërë të ditur se kërkesat e tyre çdo herë kanë qenë në koordinim me masat antiCOVID.

“Ne kemi kërkuar që të realizohet çështja e dasmave gjithmonë në koordimin me masat antiCOVID, e jo ahengje me 500 deri në 600 persona por për këtë çështje janë inspektoriati, jo vetëm të dënohen personat që shkelin rregullat por po qe e nevojshme edhe të mbyllet lokali totalisht”, është shprehur ai.

Tutje Sogojeva ka deklaruar se për të si kryetar i Odës së Hotilerisë dhe Turizmit ka për qëllim ruajtjen e bizneseve në Kosovë.

“ Për mua si kryetar është e rëndësishme të ruajm bizneset tona prandaj është edhe e rëndesishmë të vaksinohemi, është në të mirën e të gjithve dhe sigurisht edhe kërkesat tona do të kenë kuptim”, shton Sogojeva.

Ndërkohë të enjten (sot), është paraparë të mbahet një takim midis Asociacionit të Komunave të Kosovës me Ministrinë e Shëndetësisë.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili ka thënë se takimi nis në orën 14:00.

Ndryshe më 27 shtator kanë hyrë në fuqi masat e reja e të cilat janë të parapara për dy javë.

Ndër masat që kanë hyrë në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit para universitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.

Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe.

Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Ndërsa kufizimi i lëvizjes vazhdon të jetë nga ora 22:00-05:00h./Gazeta Enigma.

Related Articles