Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, Jack Smith në një dokument të dërguar në adresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka listuar argumentet e tij se pse Kadri Veseli duhet të mbetet ende në paraburgim edhe dhe pse sipas tij duhet refuzuar kërkesa e mbrojtjes në liri.
Smith në argumentet e tij ka përmendur edhe deklaratën e ushtruesit të detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, se do të publikojë përsëri dokumente të Gjykatës Speciale në rast se i bien në dorë.
Këto deklarata të Klinakut bashkë me fushatën ‘Liria ka emër, UÇK’, janë dy prej argumenteve të shumta që Smith ka listuar,e q ë sipas tij rrisin rrezikun në rast të lirimit të Veselit nga paraburgimi.
Por kësaj deklaratë së fundi i është përgjigjur vetë Klinaku. Përmes një publikimi në Facebook, ai tha se nuk mund të mbyllim gojën dhe se “Liria ka emër UÇK, e krimi ka emrin Serbi”.
Postimi i plotë:
Prokurori Smith i “dhomave të specializuara” në Hagë, ka filluar tani t’i zgjerojë armiqtë. Në rastin e z.Veseli, përveç që merret me mua, merret edhe me fushatën “Liria ka emër UÇK”.
E valla nuk kemi çfarë t’i bëjmë, sepse gojën nuk mund ta mbyllim dhe Liria ka emrin UÇK e krimi ka emrin Serbi.