Klinaku: Me çdo kusht duhet të rritet paga minimale e veteranëve

Klinaku: Me çdo kusht duhet të rritet paga minimale e veteranëve

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur përsëri rreth kërkesave ndaj Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Klinaku thotë se me çdo kusht duhet të rritet paga minimale e veteranëve.

Sipas Klinakut, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë kategorizimin, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë.

Në fund, Klinaku shkruan se duhet të inicohet ligji i ri për të gjithë veteranët ku përfshihet punësimi i tyre.

Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi:
1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale;
2. Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë;
3. Të inicojë (së bashku me ne) ligj të ri, që i heq kufizimet e të kenë të drejtën të gjithë veteranët që të punojnë dhe përfitojnë, dhe me këtë luftohet komplet ekonomia informale.

Related Articles