Klopp trajneri i ardhshëm i Barcelonës? Deco ka folur rreth kësaj mundësie

Klopp trajneri i ardhshëm i Barcelonës? Deco ka folur rreth kësaj mundësie

Që prej se Xavi njoftoi të gjithë për vendimin që kishte marrë për t’u larguar nga Barcelona në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij potencial.

Për shumë ditë me radhë një sërë emrash qarkulluan në media, duke e lidhur Barcelonën me trajner të ndryshëm duke filluar nga Xabi Alonso, Hansi Flick, Imanol Alguacil e deri tek Jurgen Klopp.

Edhe tekniku gjerman njësoj si Xavi ka bërë të ditur se do t’i jap fund aventurës së tij si trajner i Liverpoolit në fund të edicionit. Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një kalim të mundshëm të Kloppit tek Barcelona si pasues i Xavit.

Për këtë mundësi tashmë është pyetur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, i cili ka refuzuar të jap ndonjë përgjigje konkrete për këtë çështje, por e ka vlerësuar lart teknikun gjerman.

“Klopp është një trajner i madh, por nuk mendoj se është koha që të flasim për këtë. Ne kemi shumë opsione, trajneri ynë i ardhshëm do të diskutohet më vonë”, ka thënë Deco.

Klopp thuhet se po konsiderohet si ‘nënshkrimi i ëndrrave’ për shumicën e bordit të Barcelonës, duke përfshirë Joan Laportan dhe Decon.

Sidoqoftë, kjo do të jetë mjaft e vështirë duke marrë parasysh fillimisht vështirësitë financiare të blaugranasve si dhe faktin që Klopp ka thënë se pasi të mbarojë punë me Liverpoolin do të marrë një vit pushim nga futbolli./

Related Articles