VV-ja dhe PDK-ja, dy rivalet e deritanishme politike në nivel qendror, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.
Sipas kësaj marrëveshje, PDK-së do t’i takojë nënkryetari dhe katër drejtori.
Ish-kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë për Front Online se koalicioni VV-PDK është vullnet i funksionarëve dhe jo qytetarëve të Gjilanit.
“VV ka zgjedhë partnerët politik dhe është vullnet i funksionareve e jo qytetarëve’, tha Haziri, duke shtuar se LDK ju dëshiron suksese dhe punë në interesin e Komunës dhe qytetareve. “LDK është parti me e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tilllë. Besimin e qytetarëve do ta shtyej para si opozitë në bashkëpunim me te gjithë. Ne jemi gardian të interesave të qytetarëve të Gjilanit”, ka potencuar Haziri. / Gazeta Enigma.