Koci: Në stacionin policor të Lloznicës më rrethuan mbi 20 policë

Koci: Në stacionin policor të Lloznicës më rrethuan mbi 20 policë

Avokati Arianit Koci  sonte ka treguar se çfarë i ka ndodhur kur ka shkuar në stacionin policor të Lloznicës.

Ai u shpreh se u kishte treguar që është përfaqësuesi i familjes së Faton Hajrizit dhe se ata ishin shprehur të habitur.

Koci madje tregoi se e kishin futur në një zyrë dhe e kishin rrethuar më shumë se 20 policë.

“Kur hyjmë brenda ma tregoi atë kutinë ku është, e hapi, unë pash diçka, por a është direkt e Fatonit apo jo. E hapi atë derën e frigoriferit, brenda ishte një kufomë, por nuk ma tregoi. Më tha nuk kam të drejtë të të tregoi asgjë, shko në stacion të policisë”, tha Koci në “Rubikon” në Klan Kosova.

“Prej aty, shkova drejt në stacion. Kur arrita në stacion, unë u lajmërova në sportel, ai stacioni i policisë në Lloznicë ishte stacion për shumë shërbime. Unë shkova në sportel, u thash se jam përfaqësuesi i familjes së të ndjerit, Faton Hajrizi, ai i hapi sytë, nuk mund t’u besonte syve të vet, i nxora dokumentet dhe autorizimin e noterizuar”.

“Përnjëherë kanë dalur ndoshta më shumë se 20 policë më kanë futuar në një zyrë, më rrethuan, prej tyre 3 ose 4 civilë. Njëri si me kërcënim më tha, shumë trim po bëhesh ti”, u shpreh ai.

Related Articles