Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe bashkorganizator i protestës në Hagë, Fatmir Koci, foli para masës në protestën që po mbahet tani në Hagë kundër Specilaes, raporton Gazeta “Enigma”.
Në fjalën e tij tha se qindra mijëra shqiptarë janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre ndaj padrejtësive, gjykimi në Gjykatën Speciale është i padrejtë dhe i pafalshëm, derisa shton se një gjë e tillë po shkatërron jetën e njerëzve që sakrifikuan gjithçka për liri.
“Sot jemi mbledhur për të ngritur zërin tonë, për të thënë mjaft më me padrejtësi. Po ju pyes para të gjithë Evropës, para gjithë botës, a ishim ne agresori? A e sulmuam ne në tokën e vet? Apo luftuan në shtëpitë tona? A kërkuam territore? Apo kërkuam liri?”, shtroi pyetjet Koci.
Tutje ai tha se njerëzit e Kosovës nuk ishin agresori, por populli që luftoi për liri
“Ne po përballemi me një padrejtësi të pafalshme, që po shkatërron jetën e njerëzve që sakrifikuan gjithçka për ne”, tha tutje ai.