Kodra: Masat e reja anti-COVID do të kishin logjikë para vitit të ri, tani janë pengesë në lirinë e lëvizjes

Kodra: Masat e reja anti-COVID do të kishin logjikë para vitit të ri, tani janë pengesë në lirinë e lëvizjes

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, ka thënë se masat e reja anti- COVID të marra nga Qeveria e Kosovës, janë masa të ashpra, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kodra në profilin e tij në Facebook ka reaguar për masat e reja anti-COVID, i cili ka thënë se këto “masa janë të ashpra, zbatim të butë!”.

Njëherit, ai ka theksuar se nëse një gjë e tillë ka ndikuar që të jemi në këtë gjendje.

Po të ishte e kundërta sigurisht do të kishim gjendje më të mire”, ka shkruar kryetari I Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra.

“Kur në vend janë rreth 20 000 raste aktive (të konfirmuara) ne ende “po e ruajmë shpinën” nga jashtë! Kjo masë do të kishte logjikë para vitit të ri, tani është veç pengesë në lirinë e lëvizjes, asgjë më shumë!”.

Tutje ai ka shtuar se “duhet të bëhet rishikim substancial i masave. Qofsha i gabuar!”./Gazeta Enigma/

Related Articles