Koeman refuzon kërkesën e Barcelonës për pagesë më të ulët të shkarkimit, kërkon plot 12 milionë euro

Koeman refuzon kërkesën e Barcelonës për pagesë më të ulët të shkarkimit, kërkon plot 12 milionë euro

Ronald Koeman po kërkon dëmshpërblim prej 12 milionë eurove nga Barcelona pas shkarkimit pak ditë më parë.

Një gazetar i afërt me Koeman, Lluis Canut, pretendon se kërkesa e Barcelonës që ai të marrë një pagesë më të ulët se 12 milionë euro është refuzuar nga trajneri holandez, njoftojnë mediat spanjolle.

Ai dëshiron të marrë deri në centin e fundit të tij’.

‘Janë 12 milionë, por dua të sqaroj se kjo nuk ka të bëjë me paratë e paguara në federatën holandeze [për ta nënshkruar]; këto ishin pesë milionë euro që Barcelona pagoi menjëherë’, tha ai për Sport.es.

Canut pretendon se CEO i Barcelonës, Ferran Reverter, i bëri një ofertë fillestare Koemanit e cila besohet të jetë rreth shtatë deri në tetë milionë euro, por ish-mesfushori i klubit po refuzon të hyjë në negociata të tilla.

Barcelona për shkak të pandemisë me COVID-19 është duke kaluar nëpër një krizë financiare, prandaj ka ardhur deri te kjo kërkesë.

Vendin e Koeman në krye të stolit te Barcelona pritet ta zë Xavi Hernandez.

Trajneri holandez u shkarkua nga Barcelona pas ecurisë jo të mirë të rezultateve.

Related Articles