Në Köln të Gjermanisë po jehohet shqip. Shumë shqiptar janë mbledhur për të kënduar një zëri këngët e artistëve të tyre të preferuar.
Kjo pasi Illyrian Glamour ka sjellë në një vend emrat më të kërkuar të muzikës shqipe.
Azet, Dafina Zeqiri, Noizy, Capital T, Lumi B, janë vetëm disa prej artistëve të cilët do të performojnë gjatë ditës në skenën e hapur të këtij festivali.
“Gjithçka është shumë mirë, organizimi, atmosfera, u kënaqem”, – është shprehur për Gazeta Enigma një mërgimtare nga Kamenica.
Në këtë organizim është paralajmëruar që do performonte edhe artistja Era Istrefi, mirpo kjo e fundit përmes një postimi në instagram ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të jetë pjesë e festivalit në Gjermani.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident dhe sipas të pranishmëve gjithçka është në rregull./Gazeta Enigma