Kolona deri në 1 mijë metra, mërgimtarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Kolona deri në 1 mijë metra, mërgimtarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare, raporton Gazeta Enigma.

Në bazë të infografikës, pritjet tek Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 3 orë në hyrje dhe një orë në dalje. Pritje të gjata ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku kolona ka arritur deri në 1 mijë metra në hyrje,  e 300 metra në dalje.

Pritjet në hyrje të këtij pikëkalimi janë 1 orë e gjysmë, e në dalje 40 minuta.

Në Merdare pritjet janë nga 20-30 minuta, në Kullë nga 20 deri në 25 minuta, në Glloboqicë 30 minuta, Jarinje 15-20 minuta dhe Bërnjak deri në 15 minuta.

Related Articles