Kolona të gjata, mërgimtarët presi me orë të tëra për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata, mërgimtarët presi me orë të tëra për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët që tashmë kanë marrë rrugën për në vendlindje po presin rreth gjysmë orë në kufirin e Merdarës e ata që I kanë përfunduar pushimet po detyrohen të presin deri në 3 orë për të dalur nga Kosova. Kolona në këtë pikë kufitare është rreth 1 mijë metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje ka në pikën kufitare të Mutivodës, Jarinjes e Dheut i Bardhë. Në këto vendkalime kufitare pritjet për hyrje-dalje po zgjasin deri në gjysme ore.

Ndërkaq në rrugët e Kosovës çdo herë e më shumë po shihen vetura të modeleve të reja që po qarkullojnë nëpër vende të ndryshme, e këto vetura po vijnë më së shumti nga diaspora.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë thuhet që 100 mijë vetura kanë ardhur nga diaspora, vetëm muajin e kaluar.

Kurse 340 mijë mërgimtarët kanë hyrë në Kosovë gjatë muajit korrik përmes transportit ajro

E prej janarit deri në gusht të 2019-tës, kanë hyrë në mbi 300 mijë vetura nga diaspora në Kosovë, thuhet në raportit.

Related Articles