Vazhdojnë pritjet në pikëkalimet kufitare për të dal nga Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet deri në tri orë, ndërsa kolona regjistrohet të jetë e gjatë deri në 1800 metra.
Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet vijojnë deri në 50 minuta, ndërkaq kolona deri në 400 metra.
Pikat tjera kufitare nuk kanë vëllim të madh automjetesh. /Gazeta Enigma/