Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni e ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant raporton Gazeta “Enigma”.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor. Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant, Rrahman Rama.