Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.
KFOR bëri të ditur se vizita ishte një mundësi për të prezantuar veprimtaritë e misionit të tij, dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.
“Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjeneralmajor Barduani gjithashtu uroi gjeneralin Michaud për kontributet e gjata të CHE në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.