Gjykata Komerciale ka marrë tjetër vendim lidhur me njoftimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë.
Lajmi është bërë i ditur nga Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.
Postimi:
Lajm i rëndësishëm!
E mira e këtij aktvendimi është se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin/njoftimin për daljen në treg të lirë, dhe jo vetëm për ndonjë nen specifik.
Kjo do të thotë se Gjykata ka konfirmuar se vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm në tërësi – një hap i madh drejt mbrojtjes së bizneseve dhe rendit juridik.
Një falënderim i veçantë për avokatët që po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke bindur Gjykatën se ZRRE ka detyruar jashtëligjshëm bizneset të dalin në treg të lirë.
Drejtësia po funksionon. Vazhdojmë deri në fund!