KOMF: Kemi neglizhim nga institucionet për parandalim të abuzimeve seksuale

KOMF: Kemi neglizhim nga institucionet për parandalim të abuzimeve seksuale

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka dalë me një deklaratë për media ku ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve.

“KOMF shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual”, thuhet në reagim.

Kjo vjen pas rastit të ditës së shtunë, pasi një 11 vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga pesë të dyshuar, dy prej të cilëve janë në paraburgim.

KOMF ka paralajmëruar një konferencë për media për këtë rast.

Related Articles