Ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Behar Isma do të intervistohet sot në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ismën do ta intervistojë Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.