Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston sot Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it.
Po ashtu do të intervistohet edhe kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Skender Haziri.
Do të intervistohet edhe kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Komisioni e nis punën në ora 10:00.
“Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it; kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Skender Haziri; dhe kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.