Komisioni miraton projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni miraton projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Në fillim u miratuan 12 amandamentet shtesë të këtij ligji.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së Hisen Berisha shprehu rezerva në disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.

“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.

Ndërsa, të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles