Komunat kanë kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë.
Sipas njoftimit të Asociacionit të Komunave, të mërkurën se kërkesa për opinion ligjor është parashtruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Asociacioni i Komunave konsideron se opinioni ligjor nga MFTP-ja do të sqarojë dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të ministrit Hekuran Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”.
“Dilemat e shprehura nga kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të ministrit të Financave, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës”, thuhet në njoftim