Nga vendimi i Qeverisë së Kosovës që të shtunën vendosi për disa prona që nga komunat të kthehen në Agjencinë Kosovare të Privatizit, pësuan shtatë komuna.
Ato u ishin dhënë Gjilanit, Ferizajt, Suharekës, Skenderajt, Hani të Elezit, Deçanit e Junikut më 2019 nga ish-Qeveria Haradinaj.
Në Ferizaj, komunarët po ankohen se kështu ekzekutivi po rrezikon projekte të mëdha dhe po dëmton atë komunë për qëllime politike.
Ndërsa në Gjilan theksojnë se këto toka të pretenduara, asnjëherë nuk janë bartur në emër të komunave pasi që 3 vjet nuk janë zhvilluar procedurat e nevojshme.