Komunës së Suharekës i është zhbllokuar llogaria bankare.
Për këtë ka njoftuar kryetari i saj, Bali Muharremaj.
Ai është shprehur se të martën në mbrëmje është njoftuar se llogaria tashmë është aktive.
“Presioni publik dha rezultat”, ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se do të njoftojë më tutje për shpenzimin financiar.
Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati reaguar të hënën duke thënë se Muharremaj gënjen, pasi sipas Muratit llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.
“Dezinformatat nuk kalojnë. Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar Murati në Facebook. /Gazeta Enigma