Konfirmohen dy raste të reja të variantit Omicron në Shqipëri

Konfirmohen dy raste të reja të variantit Omicron në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka konfirmuar sot dy raste të reja me variantit e ri Omicron.



ISHP njofton se dy variantet BA1 i Omikron dhe BA2 janë të pranishme në Shqipëri, pas analizimit të 556 mostrave.

Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.

“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP në një deklaratë për mediat.

Sipas ekspertëve vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e COVID.

Related Articles