Trajneri Engin Gençoglu është larguar papritmas nga klubi basketbollistik, KB Trepça duke lënë ekipën në ndeshjet vendimtare.
Ky largim i tij ka ardhur në momentet jo të mira, pasi nesër Trepça ndeshet me KB Pejën në ndeshjen e tretë të serisë finale në play-offin e Superligës së Kosovës.
Kjo është konfirmuar për Lajmi.net edhe nga kryesia e klubit, duke shtuar se ekipin tani e merr në dorë trajneri Ilir Selmani.
Trajneri Gençoglu njihej për deklaratat “bombastike” dhe motivimin e basketbollistëve para ndeshjeve, por jo edhe për ndonjë teknikë të mirë të lojës.