Konfirmohet: Gençoglu befason Trepçën, largohet nga stoli një ditë para ndeshjes me KB Pejën

Konfirmohet: Gençoglu befason Trepçën, largohet nga stoli një ditë para ndeshjes me KB Pejën

Trajneri Engin Gençoglu është larguar papritmas nga klubi basketbollistik, KB Trepça duke lënë ekipën në ndeshjet vendimtare.



Ky largim i tij ka ardhur në momentet jo të mira, pasi nesër Trepça ndeshet me KB Pejën në ndeshjen e tretë të serisë finale në play-offin e Superligës së Kosovës.

Kjo është konfirmuar për Lajmi.net edhe nga kryesia e klubit, duke shtuar se ekipin tani e merr në dorë trajneri Ilir Selmani.

Trajneri Gençoglu njihej për deklaratat “bombastike” dhe motivimin e basketbollistëve para ndeshjeve, por jo edhe për ndonjë teknikë të mirë të lojës.

Related Articles