Konfirmohet lajmi i Gazetës Enigma: Ndaj Policisë së Kosovës u gjuajt me armë zjarri

Konfirmohet lajmi i Gazetës Enigma: Ndaj Policisë së Kosovës u gjuajt me armë zjarri

Gazeta Enigma gjatë ditës së sotme raportoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës në Leposaviq janë gjuajtur me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e policëve.



Policia e Kosovës para disa minutave ka dalë me komunikatë për media duke e konfirmuar lajmin e Gazetës Enigma se Policia janë sulmuar me armë zjarri nga një veturë e cila së pari e goditi veturën e polcisë.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

PK-ja ka bërë të ditur se personat e dyshuar së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles